Merr fund kriza politike në Irak, presidenti emëron kryeministrin e ri

schedule10:34 - 2 Shkurt, 2020

schedule 10:34 - 2 Shkurt, 2020

Ka marrë fund kriza politike në Irak, e cila prej dy muajsh dukej se nuk kishte rrugë zgjidhje. Presidenti i Irakut, Barham Salih ka kryeministrin e ri të vendit, Mohmmed Tawfiq Allawi, i cili do të udhëheqë qeverinë e vendit, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Presidenti i ka dhënë një muaj kohë afat presidentit për të formuar qeverinë e re. Në nëntorin e vitit të kaluar, ish-kryeministri Adel Abdul-Mhadi dha dorëheqje pas protestova për korrupsion dhe standardeve të jetesës. Pothuajse 500 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, që prej se kanë nisur protestat.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Allawi ka thënë se ai do të japë dorëheqje nëse blloqet politike në vend, do të imponojnë kandidatë për postet ministrore./abcnews.al