Merr fund konflikti mbi pronësinë te gjimnazi “Petro Nini”

schedule22:20 - 22 Mars, 2019

schedule 22:20 - 22 Mars, 2019

Është arritur marrëveshja midis dy familjeve dhe pronarit të truallit pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Ata kanë nënshkruar përpara noterit që pranojnë dy hyrjet që i ofron fituesi i gjyqit mbi pronësinë e tokës.

E mori vesh e gjithë Shqipëria që halli nuk iu zgjidhej prej 23 vitesh. Pas gjesteve të pazakonta të dy familjeve të kryeqytetit që nuk lejon as përmbarim e as polici t’ua merrte shtëpinë, arritën një marrëveshje.

Në zyrën noteriale familjet Llapaj dhe Dervishi firmosin marrjen e hyrjeve të reja.

“Familjes Llapaj i dhuron një hyrje 150 metra, familjes Dervishi i dhuron një hyrje 160 metra. Këta e kanë te Kopshti Botanik, ne e kemi te Liqeni i Thatë. ne kemi shpresuar të merrnim më tepër. Erdhi kjo punë deri këtu dhe jemi tek kjo pjesë”.

“Ne e kemi thënë që këto familje nuk do t’i lemë në rrugë dhe ja ku jemi këtu për të mbajtur atë premtim që zoti Gavoçi e ka premtuar disa herë me vite me radhë”.

Kushtet janë që familjarët do të largohen pasi apartamentet të jenë gati.

“Megjithatë ai ka shprehur dëshirën që nuk do i lërë me nga një hyrje, por do i gjenden pranë përsëri. E ka shpreh këtë dëshirë. Por aktualisht sapo të përfundojnë dy apartamentet që janë në shtrim pllakash, personat do lenë shtëpinë dhe do ikin me dëshirën e vet. Kështu që s’ka nevojë për policë, s’ka nevojë për përmbarues, s’ka nevojë për 100 mijë veta atje, për mashtrime dhe gjëra”.

Ndonëse pretendonin më shumë janë të kënaqur që i dhanë fund gjyqeve të nisura 23 vite më parë. Fajin nuk e shohin më tek njëri-tjetri, por tek shteti që sipas tyre duhet të shërbente si rregullator dhe jo nxitës i konflikteve. Gjithçka u mbetet për t’i thënë janë falenderimet dhe ndjesa./abcnews.al