Merr fund karriera e Britney Spears, shkak shëndeti mendor

schedule14:50 - 19 Maj, 2019

schedule 14:50 - 19 Maj, 2019

Britney Spears nuk mund të kthehet më kurrë të këndojë. Menaxheri i saj tha se ajo ndoshta nuk do të mundet më për shkak të problemeve të saj psikike.

Karrierës së Britney Spears mund t’i ketë ardhur fundi. Është kjo deklarata që vjen nga menaxheri i këngëtares Larry Rudolph, i cili tha se ajo nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë performancë.

Rudolph deklaroi se shëndeti mendor i këngëtares, e cila është shtruar disa javë më parë për shkak të problemeve psikologjike është duke u përkeqësuar. Ai tha se ka humbur kontaktet me këngëtaren, sepse shëndeti i saj është rënduar.

Pikërisht për këtë arsye ai beson se është më mirë të shmanget rikthimi i Britney Spears nën reflektorë:

“Unë nuk dua që të ktheheni në punë derisa vërtet të jeni e gatshme: fizikisht dhe mendërisht. Ju duhet të ktheni pasionin për punën tuaj, sepse tani nuk e keni mendjen”.

“Dhe nëse ai moment nuk vjen kurrë, atëherë do të thotë se ajo nuk do të këndojë më. Unë nuk mund ta bëj atë të ndryshojë mendje në asnjë mënyrë, dhe nuk kam as dëshirë tani. Unë do të jem këtu për ju nëse keni dëshirë për të punuar përsëri, por unë do të jem i sinqertë kur t’ju tregoj nëse do të jetë gjëja e duhur apo jo “.

Larry Rudolph flet jo vetëm për karrierën e saj,  por edhesesi do të jetë jeta e Britney Spears kur të rimëkëmbet.

“Si një person që e ndihmon jo vetëm në karrierën e saj – bazuar në informacionet që unë dhe profesionistët e tjerë kanë për shëndetin e saj – jam i bindur se Britney nuk duhet të kthehet për të jetuar në Las Vegas, jo në të ardhmen e afërt dhe ndoshta kurrë në jetë”.

Pasi fansta e këngëtares protestuan sepse ishin të bindur që Britney Spears ishte dërguar në rehabilitim kundër vullnetit të saj, vetë këngëtarja konfirmoi vendimin e saj për të marrë ndihmë nga mjekët në një video në të cilën ajo thotë se ajo ka nevojë për kohë për veten e saj dhe për t’u përballur me situatën në të cilën ndodhet.

Në këtë drejtim menaxheri tha:

“Duhej ta shtynim shfaqjen: ilaçet e saj nuk po jepnin më funksionin, arsyetonte pak dhe ishte shumë e hutuar nga sëmundja e babait të saj. Verën e kaluar, kur dëshironte të shkonte në turne, më thërriste çdo ditë për të punuar; tani është një muaj që nuk e dëgjoj më, dhe kjo për mua është një tregues i faktit se nuk dëshiron ta bëjë më”. /abcnews.al