Ka marrë fund pas plot 12 ditësh tmerri në familjen e futbollistit të Liverpool, Luis Diaz, teska sipas raportimeve më të fundit të mediave kolumbiane, babai i tij është liruar, pasi ishte rrëmbyer nga disa persona.
Mediat lokale kolumbiane thanë se i ati i futbollistit të Liverpool po udhëtonte me helikopter ushtarak për në qytetin e Valledupar, ku do t’i nënshtrohej një ekzaminimi mjekësor përpara se të kthehej në familjen e tij.
Ata gjithashtu cituan autoritetet të kenë thënë se ai ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, pa shenja keqtrajtimi. /i.m /abcnews.al