Merr fund dilema për të ardhmen e Sensit, Interi vendos për 24-vjeçarin

schedule19:56 - 10 Maj, 2020

schedule 19:56 - 10 Maj, 2020

Interi fitoi “derbin” e merkatos me Milanin verën e kaluar dhe siguroi shërbimet e Stefano Sensit. Mesfushori erdhi në huazim nga Sassuolo për shumën e 5 milion eurove dhe nevojiten 20 milion euro të tjera për ta blerë përfundimisht.

Ky është akordi mes klubeve dhe zikaltrit do e ushtrojnë këtë opsion. Lajmi jepet nga Giovanni Carnevali, administrator i deleguar i Sassuolos. “Interi do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Sensit, nuk ka dyshime për diçka të tillë”, komenton Carnevali për Ceramicanda.

Sensi e nisi shumë mirë sezonin dhe është integruar për mrekulli te skuadra e Antonio Conte. Disa dëmtime ndikuan për keq dhe 24-vjeçari humbi disa ndeshje të rëndësishme të Interit. Gjithsesi, ai është rikuperuar dhe është gati për rifillimin e Serie A. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!