Merr fund aventura, shqiptari dhe pakistanezi sërish në duart e policisë greke

schedule12:08 - 9 Shkurt, 2022

schedule 12:08 - 9 Shkurt, 2022

Ka marrë fund aventura  e lirisë për shqiptarin dhe pakistanezin e arratisur dy ditë më parë nga burgu në Kretë.

Mediat e vendase bëjnë me dije se të arratisurit nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Chanias janë arrestuar sot në zonën e Kumbelit.

Sipas informacioneve të para, ata u arrestuan në një shtëpi të vjetër, të “mbyllur” në Halepa të Chania., ndërsa dyshohet se gjatë këtyre dy ditëve ato kanë hyrë në disa shtëpi, pasi kanë qenë të uritur dhe të ftohtë dhe autoritetet kanë arritur në gjurmët e tyre.

Ndërkohë një natë më parë autoritetet greke kanë rikthyer sërish në qeli 3 shqiptarët e arratisur nga burgu dhe i dërguan në paraburgimin “Kreta 1”. Të arrestuarit Mateo Barjami është i dënuar me 20 vjet burg për “trafik droge”, Bledar Frroku me 12 vjet e 6 muaj për “trafik droge” dhe Ardian Meta me 24 vjet për “grabitje”./abcnews.al