Merr fund arratia për 44-vjeçarin nga Saranda

schedule10:00 - 3 Qershor, 2022

schedule 10:00 - 3 Qershor, 2022

Ka marrë fund arratia për një 44-vjeçar nga Saranda, i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj 44-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin A. A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!