Merr formë zyrtare, Kukësi “divorcohet” me trajnerin Diego Longo

schedule15:02 - 28 Maj, 2022

schedule 15:02 - 28 Maj, 2022

Kukësi mbetet pa trajner, pasi është mbyllur marrëveshja me italianin Diego Longo, pasi e mbylli sezonin në vendin e katërt në Superiore.

FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!  Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo,  asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!