Studioja e emisionin “ABC e Mëngjesit” ka marrë “flakë” mëngjesin e sotëm.
Dy kërcimtaret Albana Xhokola dhe Jutta Rustami kanë performuar me flakë në duar, duke shijuar ritmet e muzikës në maksimum.
Ato kanë dhuruar disa minuta të nxehta për shikuesit, duke kërcyer të veshura me të kuqe dhe në kontakt me zjarrin.
Kërcimtaret e njohura tashmë nga pjesëmarrja në videoklipin e fundit të Mozzik “Madonna”, kanë ndezur atmosferën si kurrë më parë dhe performanca e tyre do të mbahet mend gjatë. /abcnews.al