Në vetëm pak minuta është shkrumbuar nga flakët një shtëpi banimi në fshatin Lekaj të njësisë administrative Hysgjokaj në bashkinë e Lushnjes.
Flaka ka nisur si pasojë e daljes jashtë kontrollit të një ngrohësi me gaz, e mb pas zjarri ka përfshirë gjithë banesën. Ndërsa familjarët kanë mundur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë ndërtesës. Ndërhyrja e sektorit të zjarrfikëses Lushnje ka izoluar zjarrin, por dëmet materiale janë të mëdha./abcnews.al