Një objekt një katsh është përfshirë nga flakët në Jalë. Mësohet se ngjarja ka ndodhet në orët e para të mëngjesit të sotëm. Siç shihet dhe nga pamjet, ka dëme të shumta materiale. Mësohet se objekti përdoret nga Partia e Lirisë gjatë verës me të rinjtë si kamp veror.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në objekt. Aktualisht nga policia nuk ka një njoftim zyrtar rreth shkaqeve që mund të kenë çuar në përfshirjen nga flakët të godinës në fjalë.
/abcnews.al