Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të martë në Vlorë, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një grua e moshuar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një banesë në lagjen 28 nëntori është përfshirë nga flakët ku si pasojë ka humbur jetën një e moshuar.
Ndër të tjera mësohet se e moshuar ishte e paralizuar dhe jetonte vetëm në banesë.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij zjarri. /abcnews.al