Merr flakë një automjet në Bypass-in e Fierit, nuk ka të lënduar

schedule21:41 - 22 Gusht, 2024

schedule 21:41 - 22 Gusht, 2024

Një automjet tip Mercedes-Benz ML është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në bypassin e Fierit, pranë mbikalimit të Daullasit.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim./abcnews.al