Vetëm pesë persona kanë arritur të shpëtojnë pasi nëj autobus me pasagjerë mori flakë si pasojë e një qarku të shkurtër. Tragjedia që shkaktoi 52 viktima ka ndodhur në Kazakistan.
52 pasagjerë të një autobusi humbën jetën në Kazakistan si pasojë e një zjarri që shpërtheu në automjet. Tragjedia ndodhi në very të vendit, ndërkohë që autoritetet bjnë të ditur se vetëm 5 persona kanë arritur të shpëtojnë. Të gjithë pasagjerët mendohet të kenë qenë nga Uzbekistani.
Arsyet e shpërthimit ë zjarrit nuk janë ende të qarta por hetuesit dyshojnë se mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.
Sipas burimeve të ministrisë së emergjencave në Kazakistan, autobusi Ishte regjistruar në vend dhe dy shoferët e autobusit, kazakë, kanë arritur të shpëtojnë.
Pesë të mbijetuarit janë transportuar në spital meplagë të lehta dhe nuk janë në rrezik për jetën./abcnews.al