Merr flakë në ecje, shkrumbohet automjeti në Vlorë  

schedule10:09 - 12 Gusht, 2020

schedule 10:09 - 12 Gusht, 2020

Një automjet ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Panaja, ku mjeti tip Ford Mondeo, në pronësi të I.Sh është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Sipas bluve Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak të jetë bërë një defekt teknik i automjetit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Mbrëmjen e kaluar, në fshatin Panaja ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur tërësisht automjeti tip Ford Mondeo, në pronësi të shtetasit I.Sh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku është akaidental për shkak të një defekti teknik të automjetit.