Një makinë ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e sotme në Lundër. Policia bën me dije se automjeti është djegur pjesërisht.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.
“Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia. /abcnews.al