Një automjet ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e kësaj të diele në segmentin rrugor Fier-Spitali Memorial Fier, në afërsi të Hekurudhës. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike
Nga informacionet paraprake, raportohet në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe forcat zjarrfikëse, që kanë neutralizuar flakët e përhapura në të gjithë automjetin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al