Një makinë ka marrë flakë në ecje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Policia bën me dije se mjeti është djegur plotësisht por për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz.
Dyshimet janë se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një defekti teknik ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 04.02.2022, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al