Një makinë ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes pranë Gracenit të Elbasanit. Gazetarja Edisona Skënderi raporton se nuk ka të lënduar.
Sipas informacioneve të para, makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa pritet njkë reagim zyrtar për më shumë detaje rreth këtij incidenti.