Merr flakë lokali pranë universitetit të Elbasanit, shkak bombola e gazit

schedule21:36 - 22 Tetor, 2021

schedule 21:36 - 22 Tetor, 2021

Një lokal pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është përfshirë në flakë këtë mbrëmje.

Burime për ABC bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mendohet të jetë një bombol gazi. Fatmirësisht situata mor nën kontroll në kohë nga zjarrfikësit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke shmangur një ndodhi më të rëndë.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe panik tek qytetaret. Nuk dihet ende se cili ka qenë problemi me bombolën që ka shkaktuar dhe përfshirjen e lokalit në flakë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen. /Abcnews.al