Linja e tensionit të mesëm në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e sotme. ABC mëson se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.
“Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj”, njofton policia./abcnews.al