Mero Baze rrëfen takimin e parë me Rugovën: Më vinte për të qeshur, por problemi i tij ishte tjetër

schedule22:41 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 22:41 - 25 Dhjetor, 2020

Gazetari i njohur Mero Baze i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tiranë Prishtinë-Ku gabuam?” përballë Baton Haxhiut ka rrëfyer takimin e parë me Ibrahim Rugovën.

E di kush ka qenë biseda e parë që kam bërë me të, gati gati më vinte për të qeshur, po shikonim TV, nuk kishim cfarë muhabeti të bënim. Po fliste Reis Çiço me Vjollca Vokshin, se një TV kishte Shqipëria. Më thotë mua këta flasin shumë mirë. Po i them unë, flasin shumë mirë. 

Më tha ta ngre pak zërin se i kam qejf. Unë në fakt nuk i dëgjoja dot, nuk e kisha problemin me Vjollcën se e kisha mike dhe Reisin, po lajmet propagandistike të TVSH-së. Dëgjoje. Dhe e ngriti. Lajmet ishin budallallëqe, Berisha takoi këtë, Berisha takoi atë. E kuptoi se isha i bezdisur dhe më tha, e kuptoj bezdinë që ke ti, por i dëgjojnë fëmijët tanë në perëndim dhe mësojnë shqip dhe flasin shumë mirë shqipen. 

Problemi i tij ishte krejt i kundërt me atë që mendonim ne dhe i ndryshëm. Ne tha na i kanë mbyllur shkollat, po i bëjmë në lulishte dhe bodrume, ata të shkretët kanë shumë pak informacion, veç ky televizion, këta të dy e flasin shumë mirë shqipen dhe këta në perëndim kanë me i mësuar fëmijëve shqip” tha Mero Baze./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!