Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i marrë seriozisht fjalët e Vladimir Putin. Gjatë një konference, Merkel iu referua, ndër të tjerave, luftës në Ukrainë por edhe Putinit.
“Merrini seriozisht fjalët e tij dhe mos i mendoni si blof. Në radhë të parë nuk është aspak një shenjë dobësie por dëshmi e inteligjencës politike,” tha ajo.
Merkel iu referua ish-kancelarit gjerman Kohl si një politikan që zotëronte atë mprehtësi politike.
“Kohl do të bënte gjithçka sot për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës,” tha ajo, por në të njëjtën kohë ai do të kishte parasysh se si marrëdhëniet me Rusinë mund të ringjallen në të ardhmen, jo nga lëvizjet e njëanshme të Gjermanisë, por nga një marrëveshje me të gjithë partnerët në BE dhe NATO”.
/abcnews.al