Merkel: Procesi i Berlinit i rëndësishëm për shtetet tuaja, zemra ime rreh për këtë rajon

schedule14:51 - 14 Shtator, 2021

schedule 14:51 - 14 Shtator, 2021

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka dhënë detaje për takimet me kryeministrat e Ballkanit Perëndirmo. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kancelarja foli për rëndësinë e procesit të Berlinit.

Kancelarja tha se Gjermania ka një interes të vetin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.  Merkel nuk la pa përmendur edhe emocionet për këtë pjesë të Ballkanit, teksa do të dorëzojë detyrën si kancelare.

“Unë dua t’ju falendeorj kryeministrit që mundëm të realizonim së bashku një vizitë bilatarele. Ne mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka marrë për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat, për fat të keq kjo nuk u realizua për shkak të vetos nga Bullgaria. Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive kam pasur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 pë inicimin e një procesi. Shumçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e këtyre popujve.

Tërë bashkëpunimi nëse është shoqëria civile, apo shkenca është konsoliduar, kemi folur edhe për projekte shumë të rëndësishme infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve të autostradës së paqes, një temë ishte edhe që vendet e këtij rajoni do të jenë në BE do të enë edhe vendet që duhet të vendosen përballë detyrimeve si klima. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4  marrëveshje, jo të gjithë janë duke punuar në këtë nivel. Ne kemi rënë dakord që sa më shumë ta bashkëpunojnë në këtë kontekst aq më mirë do jetë. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësim i integrimit në BE. Kemi shkallë të ndryshme. Nëse cilën do duhej që të ishim inergjekisht të involvuar, por mund të vijohet edhe bashkëpunimi rajonal. Ishte një diskutim konstruktiv. Do të vijoj bisedat bi9laterale me shefat qeverisë së vendeve të rajonit. Fakti që unë jam e bindur që BE apo Gjermania ka  një interes të vetin në anëtarësim të këtyre vendeve por është diçka tjetër, po themi procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal. Një ide është pranuar nga BE. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do kem mundësi të kem të njëjtën detyrë. Ndoshta do më ngacmojë dielli që të vij në këto vende,” tha Merkel. g.v/abcnews.al