Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave, Kancelaren gjarmane Angela Merkel. Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.
Pas mbërritjes në Tiranë, të parin që takoi Merkel ishte kryeministri Edi Rama, me ceremoni protokollare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Në orën 12:00 do të mbahet takimi me liderët e Ballkanit, ndërsa në orën 14.35 kancelarja dhe Rama do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Dje Merkel ishte në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Kjo është vizita e fundit e saj në Ballkan, pasi në fund të shtatorit dorëzon detyrën si kancelare, pas 16 vitesh. g.v/abcnews.al