Merkel: Në mars duam të arrijmë marrëveshjen për të filluar hapjen e negociatave me Shqipërinë

schedule12:44 - 27 Janar, 2020

schedule 12:44 - 27 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku po zhvillon një takim me kancelarin Angela Merkel në për të biseduar me të për Konferencën e Donatorëve. Kryeministri Rama e njoftoi vetë këtë ditën e djeshme në rrjetet sociale.

Siç raporton “Reuters” Rama dhe Merkel kanë zhvilluar bisedën e tyre edhe në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se ajo do të kërkojë fillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të BE në mars.

“Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin e ardhshëm Evropian në Mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë, dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut,” u tha ajo gazetarëve në Berlin në një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Të dy vendet kanë arritur shumë,” tha ajo. “Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në Mars”./abcnews.al