Në Forumin ekonomik të Davos që po mbahet në zvicër kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët kundër lëvizjeve populiste e nacionaliste. Lidhur me Brexit, kancelarja tha se Unioni është i varur nga partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalën e saj në forumin botëror ekonomik të Davosit, ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët kundër lëvizjeve populiste e nacionaliste. Duke iu referuar dixhitalizimit, ndryshimeve klimaterike e emigracionoit, Merkel nxiti qasjet shumëplanëshe ndaj cështjeve globale dhe paralajmëroi se situata aktuale i është rikthyer mendimeve që dikur nxitën edhe luftërat botërore. Krijimi i organizatave ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore u ndërmor nga udhëheqësit botërorë me njohuri shumë të gjëra, theksoi Merkel. “Nuk duhet t’i lemë mënjanë vendimet e tyre, sepse një arkitekturë globale e veprimit do jetë funksionale, vetëm nëse ne punojnë së bashku, nënvizoi Kancelarja. Duke iu referuar situatës në BE me Brexit, Merkel tha se cdokush duhet ta përjetojë me tronditje zgjedhjen e Britanisë së Madhe për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian. Por sipas saj BE eshte “absolutisht i varur” nga partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar, e ne te ardhmen, BE do të punoje për ta bërë Brexit një cështje sa më të mirë menaxhueshme./abcnews.al