Qeveria gjermane ka reaguar duke mohuar deklaratën e presidnetit të Bjellorusisë Aleyaksandr Lukashenka se ato kanë biseduar mes tyre.
Në deklaratën e tij Lukashenka pretendonte se kishte pranuar një telefonatë më 16 gusht nga Merkel, e cila sipas tij, dëshironte të fliste derisa po mbaheshin protestat dhe grevat kundër tij në mbarë vendin. Shpërthimi i protestave paraqet sfidën më të madhe të udhëheqjes 26-vjeçare të Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë gjermane në një deklaratë për mediat e ka mohuar një gjë të tillë.
“Një bisedë e tillë midis Merkel dhe Lukashenkas nuk ka ndodhur që nga zgjedhjet”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Lukashenka përballet me kërcënimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pasi forcat e sigurisë po godasin protestuesit, të cilët thonë se zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 9 gusht, ishin të manipuluara. Nga ana tjetër ai e mohon humbjen, duke përmendur rezultatet zyrtare që e shpallën atë fitues me më shumë se 80 për qind të votave./abcnews.al

