Merkel mbështet Shqipërinë: Gjermania në krah të Shqipërisë, marrim pjesë në konferencën e donatorëve

schedule13:11 - 27 Janar, 2020

schedule 13:11 - 27 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku në është takuar me kancelarin gjermane Angela mergel.

Në këtë takim është diskutuar për konferencën e donatorëve gjithashtu edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të bisedës kancelaria gjermane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajtën një fjalë përpara mediave.

“Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencën e donatorëve në 17 shkurt ku do të përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë Shqipërinë. Ne do të flasim për një seri marrëdhëniesh të mëparshme dhe kursin e reformave të qeverisë. Në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Kjo reformë ka rëndësi të madhe për perspektivën e Shqipërisë. Ne duam që këto dy shtete të shkojnë drejt BE-së dhe duam që të arrijmë një marrëveshje në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së në mars për të filluar çeljen e negociatave me Shqipërinë, si edhe me Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet e kanë merituar. Këtë qëndrim e kemi pasur edhe në takimin e kaluar dhe tani do të punojmë me forcë që në mars të arrijmë rezultatin e dëshiruar. Nuk është vetëm në interes të këtyre vendeve por edhe në interesin tonë që këto vende të afrohen me BE-në”, tha kancelarja Merkel./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!