Merkel, Macron dhe May: Të ndalohen tarifat e SHBA-së

schedule09:30 - 30 Prill, 2018

schedule 09:30 - 30 Prill, 2018

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara kanë kërkuar që SHBA të ndalojë tarifat për importet e BE-së, osë do të ketë kundërmasa. Gjithashtu liderët e tre vendeve u dakordësuan edhe për mbështetjen e marrëveshjes me Iranin.

Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe Theresa  May paralajmërojnë SHBA-në: mos impononi detyrime mbi mallrat e BE-së ose Unioni do të veprojë për të mbrojtur veten dhe interesat e saj. Qëndrimin e  përbashkët, e bëri të ditur një zëdhënës gjerman i cituar nga mediat ndërkombëtare, është dakordësuar gjatë një telefonate midis udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Amerikan, Donald Trump, imponoi 25% tarifa për importin e çelikut dhe 10% për aluminin, por përjashtoi BE-në nga tarifa deri më 1 Maj, duke rezervuar një vendim pas kësaj date.

Gjithashtu liderët e tre vendeve europiane kanë diskutuar edhe për Iranin. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuara mbështesin marrëveshjen bërthamo,re iraniane si mënyra më e mirë për të parandaluar Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Të tre liderët pajtohen, gjithashtu për të ndryshuar tekstin e marrëveshjes, duke e zgjeruar atë në çështjen e raketave iraniane, dhe jo duke përjashtuar “një marrëveshje të re”. Ndërkohë, Trump duhet të vendosë deri në 12 Maj nëse do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga akordi apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!