Merkel ikën pas 16 vitesh, gjermanët e kthejnë në ëmbëlsirë “për t’i zgjatur mandatin”

schedule22:49 - 14 Shtator, 2021

schedule 22:49 - 14 Shtator, 2021

Pas 16 vitesh vendimtare në krye të Gjermanisë, Angela Merkel pritet të largohet nga posti i kancelares brenda këtij muaji.

Ky vendim ka nxitur kreativitetin te shumë persona, siç është edhe rasti më i fundit një prodhues tradicional i ëmbëlsirave, i cili shpreson të “ëmbëlsojë” fundin e një epoke me një suvenir të veçantë për fansat e saj.

“Kjo është arsyeja pse ne shpresojmë që të gjithë do ta vendosin diku në shtëpinë e tyre”, tha Thomas Zuber, drejtor i Odenwaelder Marzipan në Bavari.

“Ne i bëmë ato të mos e prishin formën për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin mandatin e Merkel për dy vjet të tjerë “, shtoi ai, duke buzëqeshur.

Kompania e ëmbëlsirave funksionon për 40 vjet. Filloi si një biznes i vogël, familjar dhe megjithëse tani ka makineri për të bërë prodhim masiv, ai ruan krijimet e tij të punuar me dorë.

“Zonja Merkel është një prodhim special. Ne do të bëjmë rreth 500 copë me fytyrën e kancelares të bërë nga përbërësit e bajames”, shpjegoi Chuber.l.k/abcnews.al