Merkel fillon punën për krijimin e qeverisë

schedule16:52 - 5 Mars, 2018

schedule 16:52 - 5 Mars, 2018

Pas miratimit të koalicionit nga baza socialdemokrate, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do të nisë menjëherë puna për krijimin e qeverisë së saj të katërt. Kjo është hera e parë në historinë e Gjermanisë, që vendit i mungon qeveria për një periudhe kaq të gjatë prej më shumë se 5 muajsh.

Angela Merkel thotë se është e rëndësishme që qeveria e re të punojë me shpejtësi pas periudhës më të gjatë të ndërtimit të koalicionit në Gjermaninë e post-luftës. Në një konferencë për shtyp, kancelarja premtoi të angazhohet në ruajtjen e vendeve të punës dhe prosperitetit dhe nënvizoi se do të jetë një zë i fuqishëm i Gjermanisë në Bashkimin Europian. Merkel do të formojë dhe drejtojë qeverinë e sajë të katërt pasi Social Demokratët e SPD votuan në favor të një tjetër koalicioni të madh. 2/3 e kësaj force politike mbështetën marrëveshjen, pavarësisht kërcënimit për veto.

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë: “6 muaj pas zgjedhjeve, qytetarët presin të ndodhë diçka. Ne jemi të vetëdijshëm që Europa po përballet me sfida dhe është i nevojshmë një zë i fuqishëm nga Gjermania, sëbashku me atë të Francës dhe vendeve të tjera anëtare. Kjo përfshin çështjen aktuale të politikave tregtare, në të cilën varen shumë vende pune këtë, çështjen e konkurrencës me Kinësn dhe atë të paqes dhe luftës siç është situata e frikshme në Siri”.

Ndërkohë, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka propozuar zyrtarisht Merkel si kandidate për kancelare në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Ajo do të përballet me një sërë sfidash, përfshirë opozitën e fuqishme të nacionalistëve të “Alternativës për Gjermaninë”. Gjithashtu për shkak të rezultatit të dobët, Merkel ka hequr dorë nga ministria e Financave, që tashmë do t’i takojë Socialdemokratëve bashkë me 5 ministri të tjera./abcnews.al