Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit

schedule13:42 - 9 Maj, 2021

schedule 13:42 - 9 Maj, 2021

Raketa kineze: Momenti i rënies në Oqeanin IndianKancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste, që pushimet e verës në Europë do të jenë të munduraa edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit. Nëse sheh incidencën e ulët në di savende europiane partnere si në Portugali, „atëherë jam optimiste, që edhe në përgjithësi do t’ia dalim për mundësitë ashtu si edhe verën e kaluar” , tha Merkel në samitin e BE-së në Porto të Portugalisë, ku ajo u lidh me video-konferencë nga Berlini. “Se që kur do të jetë e mundur kjo, nuk mund tat hem ende”, tha kancelarja.

Merkel më tej theksoi, se „Në Gjermani duket se e kemi përballuar edhe valën e tretë.” Atje ku incidenca është në rënie, edhe në Gjermani gradualisht do të ketë më shumë mundësi. “Shpresojmë që kjo të vlejë për të gjithë Europën”, shtoi ajo. Kancelarja theksoi, se mundësitë për pushime vere në Europë do të vlejnë ashtu si edhe verën e kaluar edhe për të pavaksinuarit.

Në samit është diskutuar edhe për për certifikatën e vaksinimit – të ashtuquajturën certifikata e gjelbër -, tha Merkel. Ndërkohë ekzistojnë kushtet teknike si dhe kompatibiliteti, megjithatë ende mbetet të sqarohen disa çështje përmbajtësore, si njohja reciproke e lëndëve të vaksinimit, që nuk janë licencuar në BE.

Ministri i Shëndetësisë në intervistë për „Rheinische Post” nënivzoi, që udhëtimi për pushimet e verës nuk od të jetë i varur prej vaksinimit. Ai sidoqoftë tërheq vëmendjen, për të vepruar me kujdes, sepse „hapja e shpejtë pengon suksesin e arritur deri tani.” Ministri këshillon që fillimisht të nisin aktivitete në hapësirë: gastronomia në mjedise të hapura si dhe organizime në natyrë apo vizita në kopshte zoologjike dhe aktivitete sportive në natyrë me numër të kufizuar pjesëmarrësish. Sigurisht që „në çdo veprimtari duhen respektuar normat edistancës dhe të higjenës.”

Duke nisur nga kjo e dielë (09.05) të vaksinuarit ndaj koronavirusit dhe të shëruarit nga infeksioni gëzojnë sërish në Gjermani më shumë liri. Udhëzimi i vendosur së fundi nga Bundestagu dhe Bundesrati (parlamenti dhe këshilli federal) hynë në fuqi në mesnatë. Për të vaksinuarit dhe të shëruarit këtej e tutje shfuqizohen kufizimet sa i përket daljes dhe kontakteteve, po ashtu këto aktivitete vlejnë edhe për ata që paraqesin një rezultat negativ të testit ndaj koronavirusit.

Sipas të dhënave të Institut Robert Koch (RKI) në nivel federate incidenta shtatditore deri të shtunën ra në 121,5, ndërsa një ditë më parë shënonte 125,7 dhe një javë më parë ishte në vlerën 148,6. Brenda një ditë janë regjistruar 15.685 infeksione të reja me koronavirus./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!