Emanuel Makron dhe Angela Merkel kanë lënë gjurmën e tyre të pajtimit, në nisje të eventeve që shënojnë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Presidenti francez dhe kancelarja gjermane hodhën nënshkrimin e tyre në një libër përkujtimor, në një vagon treni identik me atë të vitit 1918, kur u nënshkrua armëpushimi.
Gjithashtu, ata zbuluan një pllakë që simbolizon pajtimin franko-gjerman dhe vendosën një buqetë me lule. Merkel është e para lidere gjermane që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore që viziton pyllin pranë qytetit Kompien, në veri të Francës, ku u arrit marrëveshja. Veprimi i saj ka një simbolikë domethënëse, pasi vagoni ku hodhi nënshkrimin është i njëjti ku në qershor të vitit 1940 Adolf Hitler pranoi kapitullimin e Francës ndaj Gjermanisë naziste./abcnews.al