Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është rikthyer të flasë për merkaton e klubit. Në fakt lojtarë si Mustafa, Sokratis, Kolasinac apo dhe Ozil flitet se do të largohen nga “Topçinjtë” në janar, por spanjolli ende nuk ka konfirmuar asgjë. Ai e pranon se nuk ndodhen në një situatë shumë të mirë ekonomike për shkak edhe të pandemisë, por megjiathë ata do të shikojnë çdo opsion në janar.
“Ne kemi një skuadër të madhe, e dimë këtë gjë. Shumë gjëra duhet të kishin ndodhur gjatë verës, por nuk mundëm për arsye të ndryshme. Janë disa lojtarë që do të largohen dhe kjo është përparësia kryesore sepse nuk mund t’i mbajmë më në ekip, kjo edhe për numrat e lojtarëve që çdo klub mund të ketë.
“Kriza? Financiarisht nuk jemi goditur vetëm ne, por çdo klub i Premier League. E dimë se kjo gjë nuk do të ndryshojë as vitin e ardhshëm dhe nëse duam të përmirësohemi duhet të shtojmë disi ritmin e punës. Do të shikojmë çdo mundësi në merkato, por në kushtet ku jemi.
Kolasinac? Ende nuk mund të konfirmoj asgjë. Jemi duke punuar, merkatoja e janarit do të sjellë disa ndryshime tek ne. Disa lajme janë të vërteta, disa jo. Sa herë që do të kemi një lajm, sigurisht që do tregojmë”, përfundon Arteta. Në ditët e fundit Arsenal është futur në një nga klubet pretendente për transferimin e Iscos, i cili me shumë mundësi do të transferohet në Premier League në janar. /abcnews.al