Merkato te skuadra e Ibrahimovic, në Milano presin një talent për sulmin

schedule13:48 - 11 Gusht, 2020

schedule 13:48 - 11 Gusht, 2020

Sulmuesi i Hammarby, Emil Roback, është shumë pranë një transferimi në Serie A. Është klubi i Milanit që ka shfaqur interes për shërbimet e suedezit dhe në ditët e ardhshme pritet që ai të kryejë dhe vizitat mjekësore në Milano.

Klubi në pronësi të Zlatan Ibrahimovic pritet të përfitojë plot 15 milionë SEK (1.5 milion euro) dhe sipas mediave suedeze gjithçka është mbyllur dhe tashmë pritet vetëm zyrtararizimi nga ana e klubit kuqezi.

17-vjeçari ishte në huazim këtë sezon tek skuadra e IK Frej, ku luajti në 8 ndeshje. Premisat për tu bërë një lojtar i madh janë shumë të mëdha për të dhe kjo është arsyeja se pse drejtuesit e Milanit po nxitojnë që ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen. /abcnews.al