Merkato te Milani, Dortmundi ka një preferencë

schedule12:56 - 21 Tetor, 2019

schedule 12:56 - 21 Tetor, 2019

Borussia Dortmund kërkon një mbrojtës për krahun e majtë. Verdhezinjtë kanë hedhur sytë nga Seria A, konkretisht te Milani. Klubi gjerman pëlqen Ricardo Rodriguez dhe po përgatit ofertën për kuqezinjtë.

Kontrata e zvicerianit me “Djallin” përfundon në verën e vitit 2021. Milani ka nevojë për para dhe nuk është kundër shitjes së tij, me Dortmundin që e dëshiron që në merkaton e janarit.

27-vjeçari po zhvillon sezonin tretë me ekipin italian. Mbrojtësi i majtë ka humbur postin e titullarit pas ardhjes së Theo Hernandez dhe mund të rikthehet në Bundesligë, aty ku u aktivizua për 6 sezone me “Ujqërit” e Wolfsburgut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!