Merkato te Milan, Gazidis “bastis” Arsenalin

schedule10:51 - 16 Tetor, 2019

schedule 10:51 - 16 Tetor, 2019

Milani do të ketë një merkato shumë aktive në janar, në mënyrë që trajneri i ri, Stefano Pioli, të ndërtojë ekipin e duhur për projektin e tij. Pasi flitet për afrimet e Djibril Sidibe dhe disa futbollistëve të tjerë, objektivi më i fundit mësohet të jetë Mohamed Elneny.

Egjiptiani luan prej tre sezonesh me skuadrën e Arsenalit, por trajneri Unai Emery e ka thënë publikisht se ai nuk bën pjesë në planet e tij. Elneny mund t’i kushtojë 13 milionë euro kuqezinjve, por marrëdhënia e mirë e këtij të fundit me Ivan Gazidis pritet ta bëjë më të lehtë këtë transferim.

Përveç Elnenyt, Gazidis do të tentojë sërish për firmën e Mesut Ozil. Ylli gjerman nuk po aktivizohet thuajse fare këtë sezon dhe largimi i tij duket i paevitueshëm. Për fantazistin gjerman, mendohet ende formula e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit, për një shifër që mund të shkojë deri në 35 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!