Merkato te Manchester City, Atletico Madrid projekton goditjen e madhe

schedule09:57 - 4 Qershor, 2021

schedule 09:57 - 4 Qershor, 2021

Fitimi i titullit kampion ka mbushur Atletico Madrid me entuziazëm. Drejtuesit nuk kanë ndërmend të kursehen dhe po punojnë për t’i dhuruar Diego Simeones një skuadër edhe më të fortë.

Lautaro Martinez është një nga objektivat e merkatos dhe operacioni i blerjes së sulmuesit të Interit mund të mbyllet për shifrën e 80 milion eurove.

Por jo vetëm 23-vjeçari argjentinas, i cili u shpall kampion i Italisë me Interin. “Colchoneros” synojnë edhe një lojtar që ka dalë kampion në Premier League.

 

Duke festuar një gol me City

France Football shkruan se Atletico Madrid është vënë në ndjekje të Bernardo Silva, 26-vjeçarit të Manchester City, një nga “fiksimet” e trajnerit Diego Simeone.

Një objektiv i vështirë, por klubi spanjoll po tenton të shfrytëzojë raportet e mira me Jorge Mendes, agjentin e lojtarit portugez. Kampionët e Spanjës po përgatisin ofertën e parë për “Cityzens”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!