Julian Nagelsmann e njeh mirë, ka punuar me të te Leipzig dhe kërkon ta ketë sërish në skuadër te Bayern Munchen. Flasim për Marcel Sabitzer, mesfushorin ofensiv të Leipzig.
Bild shkruan se kampionët e Gjermanisë synojnë të transferojnë 27-vjeçarin e kombëtares austriake (54 ndeshje dhe 8 gola) në “Allianz Arena”.
Sabitzer mban shiritin e kapitenit në ekipin e tij, vlerësohet rreth 18 milion euro dhe dy klubet janë afër arritjes së marrëveshjes finale në bazë të kësaj shume.
Çmimi i ulët i kartonit lidhet me faktin që futbollisti, i cili luan edhe si sulmuesi i djathtë, ka edhe një vit kontratë me Leipzig. /abcnews.al