Niko Kovac u shkarkua nga Bayern Munchen në nëntorin e vitit 2019, teksa mori drejtimin e Monacos në korrikun e vitit të kaluar. Trajneri kroat ka bërë një punë fantastike në pankinën e skuadrës nga Principata, që renditet në vend të tretë në Ligue 1.
Titulli kampion është larg, ndërsa kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm është më afër se kurrë. 49-vjeçari pret përforcime nga merkato dhe ka hedhur sytë nga ish-skuadra e tij. France Football raporton se Kovac po tenton të transferojë Jerome Boateng në Monaco.
Mbrojtësi i njohur gjerman do të largohet me parametra zero nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Shumë është përfolur për të ardhmen e 32-vjeçarit, i cili mund të pranojë t’i bashkohet ish-trajnerit në kampionatin francez të futbollit. /abcnews.al