Merkato e janarit përfundoi dhe disa lëvizje mbetën në ajër. Sulmuesi anësor i Bragës, Francisco Trincao, flitej shumë se do të kalonte te Barcelona, por transferimi i tij nuk ndodhi.
Megjithatë, gazetari i “ESPN”, Moises Llorens, raporton se portugezi do të transferohet në Barcelonë në 1 korrik të këtij viti. Gazetari shkruan se Trincao do të luajë me ekipin e parë dhe jo me ekipin e të rinjve.
Ishin tre klube kryesore në garë për shërbimet e sulmuesit të Bragës. Barcelona, Juventus dhe Benfika tentuan për të firmosur me 20-vjeçarin, por i riu do ta mbyllë sezonin te Braga. Duhet theksuar se klauzola e tij pati një rritje të frikshme, nga 30 milionë euro në 60 milionë euro. /abcnews.al