Merkato shumë pranë, dy klubet gjigante nisin bisedimet me Havertz

schedule22:26 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 22:26 - 25 Dhjetor, 2019

Merkato e janarit është vetëm pak ditë larg dhe skuadrat kanë nisur bisedimet me objektivët e tyre. Një ndër lojtarët më të kërkuar, është padiskutim talenti i Bayer Leverkusen, Kai Havertz. Ylli gjerman kërkohet nga shumë klube elitare të Europës dhe qëndrimi i tij me Leverkusen duket shumë i vështirë.

Për më tepër, duket se edhe Leverkusen është dorëzuar dhe ka firmosur me zëvendësuesin e tij, që është Ezequiel Palacios. Siç raportojnë mediet britanike, Manchester United dhe Manchester City kanë nisur bisedimet me agjentin e fantazistit 20-vjeçar.

Si “Djajtë e Kuq”, ashtu edhe “Cityzens”, kanë vuajtur nga dëmtimet këtë sezon dhe mesfusha ka qenë një ndër pozicionet më të ndikuara. Havertz shihet si pasuesi ideal i David Silvës nga Guardiola, ndërsa Solskjaer e sheh si zëvendësuesin ideal i “të larguarit” Paul Pogba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!