Merkato shkurt/ Isco, Milenkovic e Camavinga: Sa shumë thashetheme

schedule11:16 - 21 Nëntor, 2020

schedule 11:16 - 21 Nëntor, 2020

Isco dëshiron të largohet nga Real Madrid, pasi nuk ka pasur hapësira këtë sezon. Vetëm 261 minuta në kampionat dhe raporti i tij me Zidane nuk është aspak i mirë. Babai i spanjollit, i cili është edhe menaxheri i tij, sipas Marca ka kontaktuar drejtuesit e klubit dhe dëshiron që e ardhmja e Isco te vendoset para janarit. Everton është një mundësi.

Emerson Palmeiri mund të rikthehet në Italia. Tuttosport raporton se mbrojtësi anësor dëshiron largimin nga Chelsea. Juventusi mbetet ende i interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit dhe parashikohet një tjetër derbi Italie mes bardhezinjve dhe Interit në merkato.

Nikola Milenkovic mbetet objektivi i Interit, por sikurse dihet Fiorentina kërkon jo pak për kartonin e serbit që luan në qendër të mbrojtjes. FCInternews raporton se drejtuesit zikaltër po vazhdojnë bisedimet me agjentin Fali Ramadani, i cili ua ka sugjeruar atyre mbrojtësin. Milenkovic ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

Paul Pogba duket një objektiv i paarritshëm për Juventusin dhe tashmë raportohet se bardhezinjtë i kanë hedhur sytë nga një tjetër francez. Bëhet fjalë për Eduardo Camavinga, për të cilin Renne kërkon të pakën 50 milion euro. Kampionët e Italisë duan të përfshijnë në marrëveshje Ruganin e huazuar te francezët, për të ulur çmimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!