Merkato në Zvicër, Laçi firmos për tre vite me një mesfushor qendre

schedule16:58 - 9 Gusht, 2022

schedule 16:58 - 9 Gusht, 2022

Laçi ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Jon Vula, i cili ishte bashkuar me kurbinasit prej disa kohësh, ka nënshkruar për tre vite.

Vula luan si mesfushor qendre, repart ku kurbinasit kanë pasur pak alternativa prej largimeve të shumta që ndodhën në fund të sezonit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

“KF Laçi njofton se ka firmosur për tre vite me mesfushorin qendror, Jon Vula, i cili është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U15. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi”, njofton klubi bardhezi. / abcnews.al