Merkato në Superiore, skaneri i Elton Marinit në “Pressing”

schedule23:32 - 9 Janar, 2020

schedule 23:32 - 9 Janar, 2020

Elton Marini, menaxher futbolli, është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News. Ai flet në lidhje me merkaton në Superiore.  “Si çdo janar lëvizjet janë të pakta. Niveli financiar nuk është i dikurshmi. Lojtarët e mirë me financa të ulëta nuk vijnë, kur edhe kampionati nuk është shumë kompetitiv”.

“Ndërhyrjet vijnë edhe për inerci. Shoh të zymtë situatën e dy skuadrave të fundit. Problemet financiare nuk i lënë të bëjnë lëvizjen. Nuk ndryshon gjë afrimi i të rinjve. Janë 2-3 skuadra që kanë dëmtime dhe duan përforcime. Bëhet fjalë për ekipet që duan Europën”.

“Kukësi do vetëm një sulmues, si alternativë për Shkurtajn. Partizani me Sormanin do bëjë diçka ndryshe. Teuta afroi një sulmues dhe i duhej. Laçi do alternativë për Nwabueze. Ata duan Europën”.

“Ka shumë pak mundësi të ketë lëvizje jashtë. Është çështje cilësie. Jemi prapa në përgatitjen e lojtarëve. Do më pëlqente modeli kroat, ku t’i jepet përparësi të rinjve dhe të bëhen gati për jashtë”.

“Shifrat nuk janë të mëparshmet. Goditja e madhe që mori Skënderbeu e ka prishur ekuilibrin. Mbante lart cilësinë dhe tregun. Kur rrëzohet një i madh, nuk ka shumë klube që e ndjekin. Klubet tona janë të varfra për të blerë. Ka lojtarë që janë në procese gjyqësore. Ka te Luftëtari dhe Flamurtari, që janë në kolaps financiar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!