Dinamo po bën maksimumin që të përforcohet dh së fundmi ka nënshkruar me një sulmues që në verë u mundua të gjente hapësira me Laçin në Superiore. Renato Spahiu te kurbinasit nuk pati hapësira dhe u largua.
Gjatë kësaj periudhe ai iu bashkua Luftëtarit, por gjirokastritët e kanë të bllokuar merkaton dhe sulmuesi ka pranuar të luajë në Kategorinë e Parë. Ai do të mundohet të ndihmojë Dinamon, që synon të shpëtojë prej rënies nga kategoria.
“Renato Spahiu është lojtari më i ri i Dinamos. Sulmuesi 21-vjeçar vjen nga ekipi i Laçit në Superligë dhe shihet me mjaft perspektivë për të ardhmen. Më herët, Spahiu ka qenë në Greqi me ekipin U19 të Kërkyrës dhe Kronos Argyradon. Merkato nuk ka mbaruar ende!”, shkruan klubi dinamovit. /abcnews.al