Partizani ka arritur akordin me mbrojtësin e majtë, Fernando Augusto, raporton gazetar “Panorama Sport”.
Augusto, 28 vjeç, ka qenë pjesë e Makedonija GP prej verës së vitit 2018 dhe vjet i surprizoi të gjithë, duke shënuar edhe 6 gola në 31 ndeshje.
Më parë ai ka luajtur edhe me skuadrën e Pelister. Augusto do të jetë afrimi i tretë te Partizani, pas Kallakut dhe Skukës. / abcnews.al