Harry Kane do të transferohet te Manchester City. 160 milion paund (rreth 185 milion euro) do të përfitojë Tottenham nga shitja e sulmuesit dhe kapitenit të skuadrës.
Dy klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe zyrtarizimi i kalimit të 27-vjeçarit nën urdhrat e Pep Guardiolës është çështje kohe.
Tottenham nuk ka humbur kohë dhe ka nisur nga puna për gjetjen e zëvendësuesit të Harry Kane. Objektivi i klubit londinez është Antoine Griezmann.
Barcelona e ka nxjerrë në merkato sulmuesin francez, i cili nuk ia ka dalë të lërë gjurmë në dy sezonet e kaluara në “Camp Nou”.
Rikthimi tek Atletico Madrid mbetet një opsion, por drejtori sportiv i Tottenham, Fabio Paratici, po përgatit një ofertë për Griezmann sipas raportimeve që vijnë nga Anglia. /abcnews.al