Partizani po kërkon me ngulm një mbrojtës të djathtë. Momentalisht të kuqtë kanë në dispozicion vetëm Hektor Idrizajn për atë rok. Shikohet e domosdoshmëri që ai pozicion të dublohet dhe në kampin e kuq e kanë një objektiv.
Sipas “Gazeta Sheshi”, Përparim Islami është lojtari që po tentohet nga kampionët në fuqi të Shqipërisë. Momentalisht ai ka marrë një ofertë, por problem është fakti që ai është nën kontratë me Feronikeli deri në fund të qershorit.
Islami është një nga lojtarët më të spikatur vitet e fundi në Kosovë, sigurisht në rolin e mbrojtësit të djathtë. Fillimisht shkëlqeu me Trepça ’89 dhe më pas kaloi te skuadra nga Drenasi, duke u shpallur edhe kampion në Kosovë. /abcnews.al